Një zebër që ndodhej në një fushë të Maasai Mara të Kenisë, ka gjetur mënyrën më të zgjuar të qëndrojë e qetë prej grabitqarëve – duke qëndruar e fshehur.
Megjithëse në imazh duket se janë qindra antilopa afrikane, brenda tyre është fshehur edhe një zebër, transmeton Telegrafi.
Fotografi i botë së egër, Ingo Gerlach e shkrepi imazhin e mahnitshëm gjatë lindjes së diellit – për të parë më vonë edhe befasinë e fshehur.
Pasi të ketë kaluar afro dy orë duke fotografuar tufën që po kulloste, 65-vjeçari shkoi në shtëpi derisa po i shikonte imazhet, gjeti edhe zebrën e zgjuar.
“Bëja fotografi njërën pas tjetrës, pa pasur ndonjë fokus të veçantë, sepse kjo situatë ishte e pazakontë për mua. Kur po i shikoja fotografitë i qetë, gjeta edhe befasinë”, ka thënë Gerlach.
Meqenëse zebra ka shumë armiq, ka zgjedhur të fshehët në mesin e tufës së antilopave që janë shumë të ashpra dhe nuk ngacmohen prej sulmuesve. /Telegrafi/