Telegrafi

Ze Roberto i lumtur që do të kalojë te Hamburgu

Braziliani 34-vjeçar ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Hamburgun, ndërsa së shpejti pritet t’u bashkëngjitet miqve të tij nga skuadra e re për përgatitjet parasezonale.

“Për mua paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme dhe nuk dëshiroj të transferohem në Angli. Hamburgu është një qytet i përsosur për mua dhe familjen time”.

“HSV është një skuadër e madhe me një strukturë të shkëlqyer dhe do të luajë në Evropë sezonin që vjen. Po ashtu fëmijët e mi nuk duhet të adaptohen në një kulturë të re”, është shprehur braziliani.