Pesë minatorë kanë mbetur të lënduar të enjten në mëngjes në Bulqizë.
Mësohet se minatorët po punonin për hapjen e traverbankut, ndërsa dyshohet se janë zënë poshtë nga një masivë dheu.
Tre nga minatorët e plagosur janë dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. /Telegrafi/