Site icon Telegrafi

Zë gruan me të dashurin, i lidhë të dy dhe i rreh brutalisht (Video)

Në një fshat të Indisë, një burrë e ka zënë gruan duke e tradhtuar me një tjetër, dhe ka vendosur t’ju hakmerret.

Burri i paidentifikuar, e ka lidhur gruan dhe të dashurin e saj për një shtyllë metalike, dhe i ka qëlluar me shkop dhe zorrën e ujitjes.

Gruaja e veshur me rrobë tradicionale, bërtet dhe sillet rreth shtyllës, në përpjekje t’i ikë goditjeve të burrit.

Ky i fundit vepron njëjtë, edhe më një mashkullin me bluzë të bardhë, që dyshohet se kishte marrëdhënie intime me gruan e martuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, shihet ai duke i rrahur ndërsa në afërsi rrinë një grumbull njerëzish, përfshirë edhe fëmijë, por nuk bëhet e ditur nëse janë familjarë të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version