Telegrafi

Zdrukthëtari me 28 gishta, jeton me frikën se mund të pres “tepricën”! (Foto)

Devendra Suthar është rekordmen dhe i vetmi në botë që ka më së shumti gishtërinj – fakt ky i njohur edhe nga libri i rekordeve Guinness..

Burri 43-vjeçar vuan nga Pludactylism, gjendje e rrallë që e bën njeriun të ketë më shumë gishtërinj, transmeton Telegrafi.

Ai ka nga shtatë gishta në shuplakat e dorës si dhe shtatë të tjerë në shputat e këmbëve. Disa nga gishtat i ka të ngjitur.

Ky zdrukthëtar duhet të bëjnë më shumë kujdes gjatë punës, nga frika se mund të pres me sharrë apo të godasë me çekan ndonjërin nga gishtërinjtë.

Shkaku i disa gishtave shtesë, Suthan vizitohet nga shumë njerëz të cilët dëshirojnë ta shohin si punon. /Telegrafi/