Telegrafi

Zdravkovski: Mungesa e kuorumit për ligjet e rëndësishme është lëshim i qeverisë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së opozitare, Igor Zdravkovski i ftuar në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” iu kundërpërgjigj akuzave të partive të pushtetit se opozita në Kuvend po bllokon miratimin e ligjeve të rëndësishme për qytetarët.

Sipas tij, faji është në radhët e partive në pushtet.

“Ajo që LSDM-ja po tenton të na akuzoj, po ndodh për shkak të mos koordinimit të brendshëm të tyre, sepse paralelisht kemi grupe të zjarrit, kemi disa kërkesat tjera nga struktura të caktuara tek shumica dhe e gjithë kjo, të gjithë këto, kontribuojnë që të vije deri tek mungesa e kuorumit”, tha Zdravkovski./Alsat/