Site icon Telegrafi

Zdravev: Në këto ditë të vështira gjyqësori ka dëshmuar se mund t’i përgjigjet çdo sfide

Në këto ditë të vështira për qytetarët e vendit tonë dhe për njerëzimin në tërësi, gjyqësori ka dëshmuar se mund t’i përgjigjet çdo sfide, shkroi Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një mesazh urimi me rastin e 31 marsit – Ditës së Gjyqësorit.

“Gjyqtarët dhe zyrtarët gjyqësorë kanë mbetur të palëkundur në zellin e tyre për të rifituar besimin e qytetarëve përmes zbatimit të paanshëm të ligjit, drejtësisë jo selektive, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, barazisë, mosdiskriminimit për çfarëdo baze dhe sigurimi në bazë të qeverisë të së drejtës”, theksoi Zdravev./Telegrafi/

Exit mobile version