Rrjeti gjerman “ZDF” i ka kushtuar vëmendje vendit tonë, duke mos kursyer vlerësimin për magjitë e natyrës dhe plazhet e mrekullueshme, por duke nënvizuar se Shqipëria ka një problem të madh; mbeturinat!
Në videon e shpërndarë nga “ZDF Haute” në Facebook dhe Twitter thuhet se, Shqipëria ka një problem të madh me mbeturinat, që duket si një film apokaliptik që po kërcënon njerëzit dhe natyrën.
Në dokumentarin e gjermanëve është prekur edhe çështja e ndërtimit të një inceneratori në Vërri dhe kundërshtimi i banorëve të zonës.
“Shqipëria e maleve të thepisura dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër, njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh. Ajo që duket si një film apokaliptik po kërcënon njeriun dhe natyrën, sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin, gjë që sjell mbushjen e Shqipërisë me plehra”, thuhet në “filmin” e prezantuar nga “ZDF”.