Site icon Telegrafi

Me zbutjen e masave anti-COVID, rikthehet ndotja e ajrit në nivelet e ngjashme me ato të para pandemisë – imazhet satelitore e dëshmojnë

Pas lirimit të masave anti-COVID dhe heqjes së izolimit total, nivelet e ndotjes së ajrit i janë rikthyer shifrave të para pandemisë, të paktën kështu thuhet bazuar në imazhet satelitore, shkruan CNN.

Derisa në disa vendet janë zbutur masat dhe qytetarët po mund t’i rikthehen aktiviteteve të përditshme, niveli i dyoksidit është rritur që shkaktohet kryesisht nga emetimi i gazrave nga veturat, transmeton Telegrafi.

Agjencia Evropiane Hapësinore ka publikuar imazhet satelitore të shkrepura mbi Kinë, që tregojnë dallimin e madh të ndotjes së ajrit krahasuar me një vit më parë.

“Tani pas më shumë se një viti, masat e izolimit janë zbutur, por është rritur niveli i ndotjes së ajrit”, thuhet në kumtesën e kësaj agjencie evropiane.

Nga shkurti i vitit 2019 deri në shkurt të 2020, koncentrimi i dyoksidit në Pekin kishte rënë në 35%. Në Chongqind rënia kishte arritur deri në 45%.

Në shkurt të këtij viti, Pekini i është rikthyer nivele të ngjashme me ato të para pandemisë së COVID-19. E në Chongqing është dyfishuar niveli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version