Të gjithë mezi kanë pritur zbutjen e masave kufizuese që ishin vënë në mbarë botën si preventivë kundër coronavirusit, si dhe heqjen e ndalesave për biznese të caktuara me qëllim që të mund të rikthehet normaliteti në çdo vend.
Megjithatë ekziston ende rreziku, por Business Insider ka biseduar me epidemiologen Susan Hasig, e cila ka zbuluar se cilat vende dhe aktivitete janë më të rrezikshme dhe ato më pak të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Tubimet familjare (me të cilët nuk jetoni në një shtëpi) apo me një grup miqsh
Tubime të tilla, për fat të keq, bartin rrezik të madh sepse me ata do të ndiheni më të lirë dhe më të afërt dhe kështu gjasat janë shumë më të vogla që të bartni maska derisa qëndroni me ta. Ekziston mundësia që këta persona të mos kenë simptoma, por që vazhdojnë ta kenë virusin dhe të infektojnë të tjerët.
“Nuk qëndron problemi vetëm tek personat më të cilët jeni takuar, por me të gjithë ata që më herët kanë pasur kontakt”, paralajmëron Hasig.
Kafiteritë dhe baret
Hasig konsideron që kafiteritë dhe baret akoma nuk është dashur të hapen. Problemi është në natyrën e tyre, ku turmat dhe tubimet janë diçka të zakonshme, kurse maskën do të mund ta hiqnit vetëm derisa e konsumoni pijen. Alkooli gjithashtu do të kontribuonte në shpërqendrim dhe harresë që të jemi më të kujdesshëm.
Tubimet fetare
Shkuarja në objekte fetare gjithashtu bartë rrezik, por mundësia për t’u infektuar mund të zbutet nëse bartim maska, të kemi kujdes në distancën sociale fizike dhe të shmanget patjetër prekja, ushqimi dhe pijet.
Kinematë dhe aktivitetet sportive
Janë shumë të rrezikshme, në veçanti në hyrje dhe dalje, sepse krijohen tollovi dhe turma njerëzish.
Palestrat e fitnesit
Hasig na këshillon që para se të shkojmë në palestër, të vendosim një maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse rrobat do të duhej të dezinfektoheshin pas çdo përdorimi. Distanca fizike sociale duhet të respektohet rreptësisht.
Restorantet (nëse uleni brenda)
Janë shumë të rrezikshëm për faktin se shumë njerëz qëndrojnë në një hapësirë të njëjtë. Është e nevojshme të mbahet maska në fytyrë derisa nuk arrin ushqimi.
Frizerët
Është shumë e rëndësishme bartja e maskës, por punonjësit dhe klientët do të duhej të ishin të kujdesshëm duke mos e prekur fytyrën.
Plazhet
Plazhet janë zona me rrezik më të vogël, nëse tregoheni i kujdesshëm në mbajtjen e distancës fizike sociale.
Restorantet (nëse uleni jashtë)
Rreziku është shumë më i vogël nëse uleni jashtë, por nëse tavolinat janë larg njëra-tjetrës të paktën dy metra.
Aktivitetet në ambient të hapur
Shëtitja nëpër parqe apo alpinizmi janë pothuajse të parrezikshme, në veçanti kur qëndroni larg të tjerëve dhe mbani distancën fizike sociale.
Dyqanet
Blerja e gardërobës nuk paraqet ndonjë rrezik të madh nëse respektohet distanca sociale. Megjithatë preferohet që të mos lejohen veshja e rrobave, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, të gjithë ata që i kanë veshur rrobat dhe nuk i kanë blerë – duket të futën në karantinë për disa ditë, thotë Hasig. /Telegrafi/