Site icon Telegrafi

Zbuteni lëkurën e ndjeshme

Duhet: t’i provoni produktet në një pjesë të vogël të lëkurës para se ta aplikoni atë në tërë fytyrën ose trupin tuaj. Vendoseni atë në një pjesë të lëkurës së dorës dhe pritni 24 orë për ta provuar nëse ka efekt të kundërt.

Nuk duhet: të mendoni se, nëse në etiketën e produktit shkruan ‘natyral’ ose ‘hipoalergjik’, ai nuk do të shkaktojë irritim. Mund të befasoheni se sa produkte të tilla nuk funksionojnë për lëkurën tuaj.

Duhet: të flisni me dermatologun për çështjen e ndjeshmërisë së lëkurës suaj. Skuqja, kruajtja dhe thatësia që përjetoni mund të jetë si pasojë e gjendjes së lëkurës që njihet si ‘rosacea’ ose ekzema që mund të jenë edhe serioze, por ju nuk e keni vërejtur.

Nuk duhet: të mundoheni t’i diagnostikoni vetë problemet tuaja të lëkurës. Mund të mendoni se jeni duke e trajtuar atë si duhet me një produkt të caktuar, i cili mund të jetë vetë shkaktari i ndjeshmërisë.

Duhet: të përdorni produkte që nuk përmbajnë shtesa aromatike, siç është parfumi ose aroma të tjera. Këto produkte mund ta irritojnë lëkurën dhe ta shtojnë ndjeshmërinë e saj. Lexojeni gjithmonë etiketën, edhe produktet e shkruara si të ‘paaromatizuara’ mund të përmbajnë aromë.

Nuk duhet: të dëshpëroheni se tani nuk mund ta përdorni asnjë aromë të mirë dhe duhet të jetoni me një ‘kundërmim’. Mund të përdorni parfume edhe pa i aplikuar drejtë në lëkurë, por në rroba dhe në këtë mënyrë do të mbani aromë të mirë pa irritim lëkure.

Duhet: konsideruar produktet që përdoren për pastrimin e fëmijëve, sepse ato kanë formula të duhura për lëkurën shumë sensitive të fëmijëve.

Nuk duhet: përdorur shumë sapun për shkak se mund të jetë irritues dhe ta thajë lëkurën. Në fakt, dermatologët i rekomandojnë sapunët që kanë elemente përbërëse për lëkurë të ndjeshme dhe nuk duhet tepruar me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version