Site icon Telegrafi

‘Zbuten’ gjakrat mes Angelina Joliet dhe Brad Pitt, dyshja po fillojnë të bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve

Foto: Getty Images

Divorci i Brad Pittit dhe Angelina Joliet vazhdon të jetë shumë i përfolur në media.

Raporti i ri thotë se Angelina e ‘zbuti qëndrimin e saj’, dhe tani dëshiron një përfundim miqësor për martesën e saj me Bradin, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Getty Images)

Ish-çifti kanë arritur një marrëveshje për një kujdestari të përkohshme për fëmijët e tyre.

“Angelina po shijon ditët e fundit të verës para fillimit të shkollës. Ndërsa, po i ndihmon fëmijët rreth rregullimit të raporteve me babanë e tyre”, ka treguar një burim i afërt me aktoren.

Dyshja janë prindër të vajzave: Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe Vivienne, 10 vjeçe, dhe djemve: djemve Maddox, 17, Pax, 14, Knox, 10 vjeç.

Foto: Getty Images

Vetëm pak javë më parë, gjakrat mes aktorëve ishin mjaft të nxehur, kjo pasi Angelina hodhi akuzat se Brad nuk ka kryer obligimet ndaj fëmijëve.

E kundërpërgjigja e aktorit, bëri që edhe Gjykata të tregohet më e ashpër me Angelinën.

Ndërsa së fundmi, thuhet se aktorja po dëshiron të arrijë ‘armëpushim miqësor’ me Brad-in. /Telegrafi/

Exit mobile version