Site icon Telegrafi

Zbuluesit e përgjimeve në Maqedoni, nominohen për çmim evropian

Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski, të punësuar në MPB, të cilët e zbuluan skandalin me përgjimet masovike në Maqedoni, janë nominuar për një çmim evropian.

Motoja e sivjetme e çmimit është “Gazetarë, sugjerues dhe mbrojtës të së drejtës së informimit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 29 maj, Parlamenti Evropian (PE) do t’i shpall fituesit dhe do ta ndaj çmimin prej 5000 eurove.

Ky vlerësim është i përcaktuar për persona ose grupe të cilët janë frikësuar ose përndjekur për zbulimin e të vërtetës dhe publikimin e të njëjtës./Telegrafi/

*Foto: Njëri nga zbuluesit

Exit mobile version