Në secilin prej nesh ndodhet aktori, andaj nuk është për t’u habitur përse edhe meshkujt dinë gjithsesi të fshehin aktivitetet e tyre të tradhtisë
Edhe pse shumica e femrave do të thonë se meshkujt janë më të komplikuar se ato dhe se është e vështirë t’i “lexosh”, në të vërtetë nuk është bash kështu.
Vetëm duhet që të dini se si t’i identifikoni shenjat të cilat më së shpeshti në mënyrë të pavetëdijshme jua dërgon.
Këta janë treguesit të cilëve duhet t’i kushtoni kujdes, nëse dyshoni që partneri po ju tradhton:
Praktikon lëvizje dhe poza krejtësisht të reja në seks të cilat më herët nuk i ka bërë
Kur e pyesni nga i mësoi këto ndryshime do të dijë t’ju thotë ose do të thotë se i ka mësuar nga filmat pornografikë, sepse ato lëvizje në të vërtetë i ka mësuar në krevat të huaj, transmeton Telegrafi.
Zgjedh poza në të cilat nuk është i detyruar t’ju shikojë në sy dhe t’ju puthë në gojë
Kur megjithatë “detyrohet” t’ju shikojë në fytyrë, sytë i ka të mbyllur apo shikon diku prapa jush, sepse fantazon për femrën tjetër dhe ka ndjenjë faji.
Ka ndryshuar frizurën intime
Keni seks të tepërt apo pothuajse fare nuk keni. Në rastin e parë është për shkak të ndjenjës së fajit të cilin e ka, prandaj përpiqet që disi të përshtatet.
Përnjëherë insiston që diç të ndryshoni, p.sh. që të ngjyrosni flokët me ngjyrë krejtësisht tjetër, apo të ndryshoni frizurën intime.
Seksi zgjat shumë më gjatë se kurrë më parë
Me siguri është përzierje e asaj që më nuk e joshni dhe prandaj bën seks me femër tjetër. /Telegrafi/