Telegrafi

Zbuloni iPhone 6S (Foto)

Kapaciteti i memories do të jetë 16 GB, por do të përmbajë një procesor të ri, “NFC” dhe më pak çipe. Pajisja e re mund të jetë identike me serinë e momentit të iPhone 6. Skema tregon se telefoni i ri mund të jetë më i trashë sesa paraardhësi i tij.

Sipas spekulimeve të bëra më herët, “Apple” do të ketë opsionin “Force Touch” në telefonat e brezit të ardhshëm dhe do të jetë edhe në versionin rozë-flori.

Një skemë e marrë nga “Engadget Japan” sugjeron se pajisja e dorës do të jetë 7.1 mm, pak më e trashë sesa modeli aktual. Sipas ekspertëve, procesori “NFC” do të shtojë elementë sigurie.

Mendohet se do të ketë të paktën dy elementë të rinj, të krijuar për të tërhequr përdoruesit: ngjyrat dhe “Force Touch”.

Kjo e fundit u prezantua në pajisjen e fundit “Macbook” dhe gjendet te ora “Apple”. Përveçse njeh prekjen, kjo teknologji ndjen forcën, duke shtuar një dimension të ri në përdorimin e ekranit. Pritet që iPhone i ri të preantohet më 25 shtator.