Për një femër dinamike si Dashi buzëkuqi duhet të jetë në gjëndje të shpreh personalitetin, energjinë dhe shkathtësinë që e karakterizon këtë shenjë . Ngjyra e duhur është e kuqja në tonalitet më të ndezura dhe intense.
Të gjitha femrat e Demit janë kokfortë dhe të vendosura. Për këtë personalitet duhen disa tonalitete më pak ‘banale’ se sa e kuqja e ndezur. Ngjyra e luleshtrydhes është padyshim ngjyra ideale për demin.
Binjakët janë shumë praktik. Komunikimi është pika e fortë e femrave që janë binjakët dhe për këtë arsye byzët e tyre duhet të jenë të kuruara në çdo kohë. Ngjyra e tyre ideale është roza e hapur.
Feminiliteti dhe sensualiteti karakterizon femrat Gaforre, ngjyra e tyre ideale është korali i cili u dhuron një pamje të sofistikuar. Gjithashtu Gaforret kanë dhe anën e tyre shumë të ëmbël e cila mund të shprehet më një buzëkuq ngjyrë qershie mjaft joshës.
Femrat e Luanit karakterizohen nga personaliteti tyre i fortë, egocentrizmi i tyre shpesh herë i bën të duken agresive. E kanë të nevojshme të paraqesin veten me një ngjyrë të errët, ngjyrë e kuqe e errët si vera e kuqe , mat ose me shkëlqim.
Nga njëra anë e rezervuar nga ana tjetër energjike dhe e gatshme për t’ju përkushtuar totalisht personave që i do, shkruan Anabel. Për të buzëkuqi i duhur është ngjyrë nude i përkryer për punë dhe për mbrëmje.
Ngjyra ideale për Peshoren është ngjyra marsala. Temperamenti i saj i qetë dhe kontrolluar i përshtatet gjithashtu ngjyrave të errëta të cilat do të nxjerrin në pah feminilitetin e saj.
Femra Akrep dashuron të joshë dhe të magjepsë. Dëshirës së saj për të qënë kundër rrymës i përshtatet më së miri ngjyra rozë e ndezur.
Ngjyrat ideale për femrën e Shigjetarit e cila dëshiron të jetë gjithmonë me shoqërinë janë pikërisht çiklamin ose sfumaturat e portokallisë të cilat do të shpalosin cilësitë e saj.
Shprehja “rëndësi ka shëndeti” e përkufizon mjaft mirë Bricjapin. Vendosmëria është karakteristika kryesore e personalitetit të tyre. Buzëkuqi që e përfaqëson më së miri karakterin e femrës Bricjap është ngjyrë tulle.
Për femrën e Ujorit e cila është shumë e vendosur dhe kërkuese ngjyra ideale e buzëkuqit është e kuqja si qershi.
Shënja e fundit e horoskopit : Peshqit! Femrat e lindura në këtë periudhë të vitit janë shumë romantike dhe altruiste . Ngjyra ideale për të është e kuqja e errët. /Telegrafi/