Site icon Telegrafi

Zbulon se një nga binjakët e të njëjtës barrë nuk ishte i tij

Burri, i cili kishte filluar proceduarat e divorcit me gruan e tij, kishte dy binjakë, dhe ka zbuluar një surprizë të pakëndshme, në sajë të testeve të ADN-së.

Ngjarja – një fenomen i rrallë i njohur shkencërisht si "super-fekondim" – bëhet e ditur në të përditshmen turke “Sabah” sipas të cilës burri, një agjent i shërbimeve sekrete në Stamboll, me inicialet A.K., kishte filluar të dyshonte në besnikërinë e bashkëshortes së tij.

Ndaj, para se të fillonte procedurat e divorcit, ka vënë të dy fëmijët në testim gjenetik, nga i cili vetëm një nga binjakët rezultoi 99,.99% djali i tij biologjik, një rezultat ky i konfirmuar edhe nga një laborator i dytë i caktuar nga gjykata për të përsëritur testin.

“Shpjegimi qëndron në faktin se gruaja, para se të martohej nën presionin e familjes së saj me agjentin turk A. K., kishte një të dashur tashmë i martuar dhe babai i tre djemve. Lidhja e tyre është ruajtur edhe pas martesës së gruas.

Një të njëjtën ditë nënë e dy binjakëve ka pasur dy marrëdhënie seksuale, me të dashurin në mëngjes dhe në mbrëmje me burrin e saj. Fenomeni statistikisht ndodh një herë në një milion, dhe atë ditë gruaja ka pasur ovulacion të dyfishtë dhe kështu ajo ka mbetur shtatzënë dy herë” citohet në “Sabah”.

Gjykata i ka caktuar të drejtën e kujdestarisë A. K . vetëm të djalit biologjik, ndërsa fëmija tjetër është dërguar në jetimore.

Gruaja- që ndërkohë ka marrë kërcënime me vdekje nga anëtarët e familjes si dhe nga ato të burrit të saj – ka marrë dhe një paralajmërim nga gjyqtari që të mos i afrohet më pak se 500 metra shtëpisë së ish-bashkëshortit. /NOA/
 

Exit mobile version