Telegrafi

Zbulojmë se cila pajisje revolucionare mbërrin në Maqedoni

Një muaj para fillimit të shitjeve, në Maqedoni ka një interesim të madh për pajisjen më të përparuar nga ana teknologjike, e paraparë për duhanpirësit e rritur, të cilët janë të interesuar për alternativa më të mira në krahasim me cigaret.

Çdo hedhje në treg e një teknologjie të re, e cila përmirëson përvojën e përdoruesit, ndiqet nga një interes i madh, ndërsa kujtojmë se në të kaluarën jo aq të largët, për versionet më të fundit të celularëve pritej edhe një ditë e tërë përpara dyqaneve në kryeqytetet botërore. Në atë kohë, të shumtë ishin ata që dëshironin të ishin pronarët e parë të pajisjeve të reja e të dizajnuara bukur. Megjithatë, në ditët e sotme konsumatorët janë shumë më të vetëdijshëm, ndaj i presin me padurim ato produkte që ofrojnë përgjigjet më të mira për nevojat e tyre reale.

Duhanpirësit e rritur, që nuk heqin dorë nga kjo shprehi e dëmshme, por që duan të ulin rrezikun e shëndetit të tyre, e dinë se tashmë në botë ekziston IQOS ILUMA, pajisja më moderne, e mbështetur në shkencë, e cila është provuar të jetë një alternativë më pak e dëmshme në krahasim me cigaret.

Pas premierës botërore, në Japoni, Zvicër dhe Itali, këtë muaj, IQOS ILUMA më në fund mbërrin në Maqedoni. Përveç dizajnit të ri, ajo sjell edhe teknologjinë krejtësisht të re të ngrohjes me induksion, i cili është dallimi i parë në krahasim me brezin e mëparshëm të pajisjeve.

Përveç faktit që teknologjia e ngroh duhanin, pa e djegur, pa hi dhe katran, me erëra më pak të pakëndshme, bën të mundur gjithashtu që të mos ketë më nevojë për pastrimin e pajisjes, gjë që përmirëson ndjeshëm përvojën e përdoruesit.

Familja IQOS ILUMA përfshin tre modele pajisjesh, të cilat mbështeten në të njëjtën teknologji. Të gjitha pajisjet e ngrohin dhe nuk e djegin duhanin, gjë që ul nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme mesatarisht deri në 95 përqind, në krahasim me tymin e cigares.

Megjithëse përmban nikotinë, e cila shkakton varësi dhe mbart rreziqe të caktuara, është një zgjedhje më e mirë, produkt më i thjeshtë dhe i përparuar nga ana teknologjike për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan.