Site icon Telegrafi

Zbuloi prapanicën në gjykatë, përfundoi në burg

Vajza 23-vjeçare erdhi në gjyq për t’i dhënë përkrahje vëllait të saj Lovre Senette, i akuzuar për vjedhjen e një automobili. Por, gjykatësi i ashpër Steve Windhourst duke parë se si është veshur vajza, nuk e toleroi aspak, kështu që e akuzoi për mosrespektim të gjykatës, ndërsa vajza përfundoi në burg për dhjetë ditë, shkruan “orange.co.uk”.

Sipas një dëshmitari, Kimberly kishte veshur pantallona të shkurta, por në një moment ata “i ranë”. Duke parë prapanicën gjysmëlakuriq, gjykatësi Windhorst, kërkoi sqarim.
Vajza u përgjigj se ishte detyruar ta heqë rripin e pantallonave për shkak të kontrollit të sigurisë në gjykatë.

“Nuk është dëgjuar kurrë që një gjykatës të dënojë dikë për veshje të pahijshme në gjykatë”, thotë dr Dane Ciolino, profesor i juridikut në Institutin Loyola.

Exit mobile version