Site icon Telegrafi

Zbuloi plumbin në kokë pas pesë vitesh

Policia vendosi të hetoj se si plumbi i kalibrit 22 përfundoi në kokën e polakut, e ai as që ka haber se si ka ndodhur kjo. Mendohet se ky mund të jetë një plumb qorr i shkrepur gjatë festimit të Vitit të Ri në Herne të Gjermanisë para pesë vitesh, kështu që hetimet me siguri nuk do të qojnë askund.

I riu polak mezi e kujton goditjen në kokë dhe për këtë arsye nuk ishte mërzitur fort që për lëndimin e shkaktuar para pesë vitesh të kërkonte ndihmë tek mjeku. Pasi plumbi nuk ishte futur në kafkë, mjekët nuk e patën vështirë ta heqin shkaktarin e dhimbjes së kokës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version