Telegrafi

Zbuloi një truk për të parandaluar që rrobat tuaja të ngatërrohen në lavatriçe, videoja u bë virale

Një stiliste zbuloi në profilin e saj në TikTok hilen e saj që do të parandalojë ngatërrimin e rrobave në lavatriçe.

Një grua ndau një video që tregon se si të parandaloni që çarçafët tuaj të mos ngatërrohen çdo herë gjatë larjes, transmeton Telegrafi.

Liz Amaya nga Brisbane e Australisë, tha se nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa heqja  çarçafëve dhe mbulesave nga makina larëse, sepse ato vazhdimisht po ngatërrohen.

Ajo tha se kjo është e lehtë të shmanget, dhe këtë ajo e tregoi përmes një videos.

Dhe sipas saj, gjithçka që ju nevojitet është disa topa tenisi.

Duke futur topa tenisi në makinën larëse, ka një rrjedhje më të mirë të ajrit dhe kështu lavatriçja është më pak e ngatërruar./Telegrafi/