Një i moshuar në Angli zbuloi një strehë nga sulmet ajrore të Luftës së Dytë Botërore në shtëpinë ku ka jetuar për 40 vitet e fundit, pasi inspektoi një mbulesë pusesh në kopsht.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Khandu Patel 68-vjeçar, ngriti kapakun e pusit në kopshtin e shtëpisë së tij në Wolverhampton derisa po e rregullonte oborrin.
Shtëpia u ndërtua në vitet 20-ta dhe një pronar i mëparshëm kishte gërmuar një strehë të madhe për sulmet ajrore në kopsht.
Patel dhe gruaja e tij Usha, 62-vjeçare kanë jetuar në shtëpi për 40 vite.
“Gjithmonë pyesja veten pse gjendej kapaku i pusit në oborr. Gjatë bllokimit, unë dhe një mik vendosim ta ngritnim atë. Nën të kishte beton”, u shpreh ai.
“Ne filluam të gërmojmë dhe u bë e qartë se kishte shkallë. Ishte mahnitëse duke parë të gjithë hapat e ekspozuar”, deklaroi i moshuari.
Patel dhe miku i tij kishin gërmuar një sërë shkallësh që i drejtuan të dy 3 metra poshtë kopshtit të tij.
“Ne po e shndërrojmë vendin në një lokal. Këtu do të relaksohemi”, theksoi ai.
Që kur zbuloi strehën në kopshtin e shtëpisë së tij, Patel i ka pikturuar muret si dhe ka instaluar një tryezë dhe disa drita.
Streha ishte bërë nga tulla dhe betoni. /Telegrafi/