Site icon Telegrafi

Zbulohet Zelandia: Toka e ka kontinentin e tetë të fshehtë! (Foto/Video)

Hulumtuesit kanë konstatuar se Zelanda e Re dhe Kaledonia e Re janë të ndara nga Australia, dhe se i përkasin një kontinenti të ri me 4.6 milionë kilometra katrorë.

Në një studim të cilën e ka publikuar Shoqata e Gjeologëve të Amerikës, thuhet se 94 për qind e kontinentit është nën ujë, si pasojë e dobësimit të pllakës para ndarjes së kontinenteve, transmeton Telegrafi.

Sipas studiuesve, ky zbulim nuk është vetëm një emër në listë, pasi që Zelandia, siç është quajtur, mund të ofrojë një shumëllojshmëri të të dhënave për origjinën e kontinenteve.

Nëse Evropa dhe Azia llogariten si kontinente të ndara, ky është kontinenti i tetë në planetin tonë.

Zelandia ka një trashësi bazë nga 10 deri në 30 kilometra, dhe është afërsisht me madhësinë e Indisë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version