Telegrafi

Zbulohet ylli më ‘i ftohtë’

Yjet e tilla ‘të ftohta’ kanë përbërje kimike të yjeve, por masa e tyre nuk është mjaft e madhe për të krijuar presion të duhur të nevojshëm për të krijuar fuzionin nuklear në brendësinë e tyre. Ylli më i ftohtë zyrtarisht është quajtur CFBDSIR 1458 10b.

Ylli i porsazbuluar gjendet në çift me një tjetër yll të ftohtë, ndërsa janë zbuluar përmes teleskopit “Canada-France-Hawaii”, që gjendet në majën e malit Mauna Kea në Havaje.

Deri në zbulimin e CFBDSIR 1458 10b, ylli më i ftohtë i njohur kishte temperaturë sipërfaqësore prej 270 gradë Celsius. /Telegrafi/