Telegrafi

Zbulohet vrima e zezë e cila mund të thithë gjithë sistemin tonë diellor

Horizonti i saj i veprimit, limit nga i cili asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë nga tërheqja e saj gravitacionale, është katër herë më e madhe se orbita e planetit Neptun.

Vrima e zezë e zbuluar ne galaktikën M87, me e madhja dhe më e largëta galaktikë, është dy herë më e madhe se sa vlerësonin kërkuesit amerikanë. Por, nuk përjashtohet që në vitet në vijim të zbulohen vrima të zeza edhe më të medha, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail, raporton Ikub.al.

Astronomët kanë përshtatur një teleskop të posaçëm, të quajtur Frederick C. Gillet Gemini të cilin e kanë vendosur në maje të vullkanit të fjetur Mauna Kea të Hauajit.

Dijetarët besojnë se vrima e zezë gjigante është formuar nga bashkimi i qindra vrimave të zeza më të vogla. Krahasimisht, vrima e zezë e zbuluar në qendër të galaktikës sonë është 1.000 herë më e vogël.

Astronomi Karl Gebhardt i Universitetit të Teksasit pohoi se kjo "mund të thithë gjithë sistemin tonë diellor". /Telegrafi/