Site icon Telegrafi

Zbulohet vrima e zezë më e afërt në sistemin tonë diellor

Një vrimë e zezë është zbuluar 1,000 vjet dritë larg nga Toka, më e afërta në sistemin tonë diellor e gjetur ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse vetë vrima e zezë është e padukshme, ajo ka dy yje të ndritshme shoqëruese. Ato mund të shihen me sy të lirë në netët e errëta dhe të kthjellëta në hemisferën jugore.

Kur astronomët vëzhguan sistemin e yjeve në grumbullimin e Teleskopiumit, ata vunë re se njëri prej yjeve po kompletonte një orbitë rreth një objekti të fshehur çdo 40 ditë në Tokë. Ylli i dytë është më larg nga ylli i parë dhe vrima e zezë.

Kjo zbuloi se ajo që në të vërtet po shikonin ishte një sistem i trefishtë që përfshinte një vrimë të zezë, jo vetëm një sistem të yllit të dyfishtë.

Vëzhgimi u bë duke përdorur teleskopin 2.2 metrash MPG / ESO në Observatorin Evropian Jugor të Observatorit La Silla në Kili./Telegrafi/

Exit mobile version