Telegrafi

Zbulohet vrasësi i 48 vjeçarit të pastrehë nga Manastiri

P.A (53) nga Manastiri është i dyshuari kryesorë për vrasjen e 48 vjeçarit pa shtëpi S.D nga Manastiri, e cila ndodhi në natën e 24 dhe 25 janarit, në shtëpinë që kanë jetuar së bashku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “vrasje”, Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur padi penale kundër P.A për ngjarjen e cila ndodhi në natën 24/25 janar në kohë të pavërtetuar/

“Në vendin e ngjarjes hetim ka kryer Prokuroria Publike nga Manastiri, si dhe ekipi hetues nga SPB në Manastir. Nga hetimet dhe obduksioni si dhe biseda me disa persona janë konstatuar dyshime se P.A është kryerësi i veprës penale”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vdes edhe një i pastrehë në Manastir, kurse një tjetër transferohet në spital