Site icon Telegrafi

Zbulohet vlera marramendëse e unazës me të cilën djali i David dhe Victoria Backham i propozoi të dashurës

Brooklyn Beckham thuhet se ka shpenzuar 200,000 dollarë për unazën e fejesës me të cilën i propozoi Nicola Peltz

Shannon Delany-Ron, Drejtor i Komunikimeve në “JamesAllen.com”, tha për “Mirror Online”: “Unaza e Nicola-s duket që është një diamant smeraldi 4,5-5 karat e vendosur mbi një rreth të hollë.”

“Bukuria dhe saktësia janë shenjë dalluese e unazës së fejesës së smeraldit. Linjat e gjata të prerjes i japin gurit pamjen e tij elegante dhe të sofistikuar.”

“Unë do të thoja se vlera e unazës mund të jetë rreth 150,000 dollarë – 200,000 dollarë. Ky stil pa kohë është i preferuari mes të famshëmve. Jennifer Lopez, Amal Clooney dhe Jennifer Lawrence, të gjithë mbajnë unaza me smerald.

“Nëna e Brooklyn, Victoria, gjithashtu e do këtë stil dhe ka disa unaza të tilla në koleksionin e saj të gjerë të unazave të fejesës”.

Victoria shpërndau foton e fejesës në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi: “Lajmi më tërheqës! Ne nuk mund të ishim më të lumtur që @brooklynbeckham dhe @nicolaannepeltz po martohen!”

Nicola komentoi duke e falënderuar vjehrrën e saj të ardhshme. Ajo shkroi: “Unë të dua kaq shumë Victoria, jam vajza më me fat”

Brooklyn kohët e fundit u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ribashkuar me familjen e tij të famshme në rezidencën e tyre Cotswolds pasi u bllokua në SHBA për shkak të pandemisë koronavirus.

Ai kaloi disa muaj i izoluar me Nicola dhe është e qartë që ata e kanë kuptuar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në janar.

Exit mobile version