Ai kishte vjedhur një motor, e kishte shkatërruar në mënyrë të përkryer, duke i mbështjellë pjesët me letër celofoni dhe po i ngarkonte ato për t’i sjellë me autobus në vendin e tij të origjinës.
Protagonisti i vjedhjes është një 25 vjeçar shqiptar, i quajtur Diamantino Rapo, i cili u arrestua nga policia italiane në Ragusa.
Agjentët e policisë dyshuan mbi anomalitë e bagazheve, duke zbuluar edhe një biçikletë të vjedhur, numri i të cilës ishte fshirë, transmeton OraNews.
Shqiptari u përpoq të arratisej, por policia e arrestoi atë për grabitje dhe e dërgoi në burg.