Telegrafi

Zbulohet ‘viktima’ e tretë e Guardiolës te City (Foto)

Pep Guardiola me t’iu bashkuar Manchester Cityt ka filluar të bëjë revolucion në klub.

Ikona e klubit, Joe Hart është larguar në huazim tek Torino në Itali pasi ishte i padëshiruar për Guardiolan.

Ndërkohë mesfushori që thuajse ka shkruar historinë e Cityt, Yaya Toure nuk po aktivizohet fare me skuadrën.

E mediat angleze kanë gjetur emrin e ‘viktimës’ së tretë të Guardiolas tek Manchester City.

Fjala është për kapitenin Vincent Kompany i cili nuk po aktivizohet nga Pep.

Kompany ka qenë i lënduar mirëpo është kthyer dhe i gatshëm për ndeshje, por spanjolli nuk preferon ta aktivizojë.

Sipas shkrimeve në Angli, Kompany ka filluar të mendojë largimin nga ‘Etihad Stadium’.

Mbrojtësi belg, Vincent Kompany është aktivizuar vetëm në një ndeshje me Cityn këtë edicion, atë të Kupës së Ligës përballë Swanseas. /Telegrafi/