Zbulohet fotoja e autorit të një sërë grabitjesh në Tiranë. Policia njoftoi sot për arrestimin e Ardian Shimës 27 vjeçarit për akuzën e vjedhjes së një sasie paketash cigare të markave të njohura më 31 tetor 2016.
Top Channel publikon video të momentit kur autori pasi kalon banakun hyn e vjedh paketat e cigareve. Shitësja përpiqet ta ndalojë por ai largohet me shpejtësi.
Policia thotë ngjarja është shënuar rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore të policisë, 27-vjeçarit i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.Konkretisht:
-Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.
-Ngjarja e datës 03.08.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.
-Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.
-Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.