Telegrafi

Zbulohet viagra për femra

Për meshkujt ekzistojnë viagra dhe tableta të tjera të ngjashme, por bari për rritjen e potencës së femrave ende nuk ka. Për shkak të faktit se shumë femra luftojnë me mungesë të dëshirës për seks, një ekip i shkencëtarëve amerikanë (sigurisht shumica prej tyre femra) janë duke hulumtuar në gjetjen e ‘viagrës’ femërore.

Rapid Medical Research është duke hulumtuar tek femrat një bar të çuditshëm, të quajtur Libi-Gel. Kjo është një preparat i përpunuar nga testosteroni, me të cilin pacientet çdo ditë do t’i pastrojnë duart – një mënyrë mjaft interesante për të nxitur dëshirës për seks.

Dr. Wulf Utian, kryesori i këtyre hulumtimeve, thotë se geli është i dedikuar për secilën femër, e cila dikur ka pasur dëshirë seksuale, dhe e cila me kalimin e kohës është zvogëluar.

Libi geli në bazë të funksionit është i ngjashëm me leukoplastet me testosteron, të cilët tashmë janë dëshmuar si efektive në nxitjen e dëshirës seksuale femërore. Sa do të jetë i suksesshëm geli, do të kuptojmë pas gjysmë viti.