Telegrafi

Zbulohet vendimi përfundimtar i Nico Williams

Ylli spanjoll, Nico Williams thuhet se ka vendosur të qëndroj te Athletic Bilbao të paktën edhe për një sezon.

Sipas gazetës Marca, Nico Williams ka rënë dakord me vëllain e tij të madh Inaki për të qëndruar në Athletic Bilbao për të paktën një sezon më shumë.

Edhe sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, ishte Inaki ai që ngriti presionin më të madh mbi Nicon për të qëndruar te baskët.

 

Williams ishte aq i etur për të luajtur përsëri për Bilbao saqë ndërpreu pushimet e tij për t’u kthyer në stërvitje. Anësori nuk pritej të kthehej në klub deri më 12 gusht.

Ishte ditë më parë që Williams mori vendimin përfundimtar për të qëndruar në Bilbao.

Fillimisht, ai informoi PSG-në (që ofroi shumë para) dhe më pas Barçën. Lojtari nuk mendoi të bashkohej me ndonjë klub anglez që bëri ofertë për të.

Barça ndoshta ishte në dijeni të vendimit të Williams për ditë të tëra, gjë që shpjegon pse ata kanë përshpejtuar ndjekjen e Dani Olmos.

Klubi katalunas kishte dy oferta për Olmon të refuzuara përpara se Deco të fluturonte në Gjermani për të ndërmjetësuar marrëveshjen ballë për ballë. /Telegrafi/