Site icon Telegrafi

Zbulohet vendbanimi 7,500-vjeçar në Lin, arkeologu: Më i madhi në Ballkan

Gërmimet arkeologjike në vendbanimin prehistorik palafit të Linit në Pogradec kanë avancuar ndjeshëm.

Zbulimet e fundit i kanë dhënë mundësi kërkuesve për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të palafiteve, të cilat zgjaten deri në brendësi të liqenit të Ohrit.

Arkeologu Adrian Anastasi tha për Euronews Albania se bëhet fjalë për një vendbanim 35 mijë metër katrorë, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

“Kemi arritur të identifikojmë një pjesë të palafitit që shtrihej në tokë dhe bregut të liqenit. Kemi gjetje të shumta në konstruksionet e drurit. Deri tani ka pak të dhëna si punohej 7500 vjet më parë me drurin”, tha arkeologu. /Euronews Albania/

Exit mobile version