Fjala është për unazën vagjinale e cila është ideuar në Universitetin amerikan Nortvestern nga shkencëtari Patrick Kiser. Kjo unazë, transmeton Telegrafi, në të ardhmen do t’i mbrojë femrat nga shtatzënia e padëshiruar, lia e ujit (Varicellae), por edhe nga sida.
Unaza ndikon në atë mënyrë që, pas vendosjes në vagjinë, liron ilaçin antiretroviral, përkatësisht tenofovir, si edhe mjetin kontraceptiv, përkatësisht levonorgestrel, i cili në afatin prej 90 ditësh mbron femrën nga efektet e padëshiruara të seksit.
Unaza vaginale është material që përshtatet me trupin e femrës dhe kontribuon në ndryshimin e përbërjes së mukusit cervikal. /Telegrafi/