Site icon Telegrafi

Zbulohet ultimatumi i parë që Real Madridi i ka vendosur Mbappes para transferimit në verë

Real Madridi i ka çuar një letër Federatës së Futbollit të Francës, duke insistuar se lojtarët e tyre që ftohen në Euro gjatë verës, nuk do të lejohen që të marrin pjesë ne Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris gjatë muaji korrik sipas L’Equipe.

Rregulli i njëjtë vlen edhe për lojtarët e tjerë si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy dhe gjithashtu Kylian Mbappe i cili pritet që t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Gjiganti spanjoll beson se ata duhet të mbrojnë shëndetin e lojtarëve të tyre dhe t’i parandalojnë ata që të mbingarkohen gjatë angazhimeve me kombëtaret e tyre para fillimit të sezonit.

Barcelona nuk ia doli ta bëjë këtë me Pedrin në 2021 kur lojtari u lejua që të marrë pjesë në Euro dhe në Lojërat Olimpike në të njëjtën verë, ai ka ‘luftuar’ me lëndimet që prej asaj kohe.

Prandaj, Mbappe pritet t’i përmbahet këtij ultimatumi nga Real Madridi dhe të luajë vetëm në një kompeticion dhe jo në dy.

Lexo po ashtu Zbulohet dënimi përfundimtar për gjyqtarin që shkaktoi polemika në duelin Valencia – Real Madrid

Në ndërkohë, rregulla e njëjtë do të aplikohet edhe për lojtarët e Real Madridit që do të luajnë në Copa Ameirca si Fede Valverde, Vinicius, Eder Militao dhe Rodrygo. Këta lojtarë nuk do të lejohen që të luajnë në Lojërat Olimpike dhe në Copa.

Shtetet janë të lejuara që të ftojnë tre lojtarë më të vjetër se 23 për të luajtur në Lojërat Olimpike, gjë që ka shqetësuar madrilenët duke marrë parasysh se shumë nga lojtarët e tyre mund të luajnë në të dy kompeticionet./Telegrafi/

Exit mobile version