Minatorët e fushave të arit në pjesën më veriore në Klondike të Kanadasë, kanë bërë një zbulim të rrallë kur nxorën mbetjet e mumifikuara të një mamuthi të vogël.
Mbetjet e mamuthit u zbuluan gjatë gërmimeve në ngricat e përhershme në jug të Dawson City, në territorin kanadez të Yukon, territor ky i cili kufizohet me Alaskën, bënë të ditur zyrtarë kanadez; gjatë së premtes.
Pjesëtarë të fisit indigjen Tr’Ondek Hwech’in e emëruan të voglin me emrin Nun cho ga, emër i cili do të thotë “kafsha foshnjë e madhe”, transmeton Telegrafi.
Paleontologu Grant Zuzula tha se “mamuthi i vogël, i cili ka ruajtur lëkurën dhe flokët e tij, është një nga kafshët më të jashtëzakonshme të mumifikuara që janë zbuluar nga epoka e akullnajave”.
Being part of the recovery of Nun cho ga, the baby woolly mammoth found in the permafrost in the Klondike this week (on Solstice and Indigenous Peoples’ Day!), was the most exciting scientific thing I have ever been part of, bar none. https://t.co/WnGoSo8hPk pic.twitter.com/JLD0isNk8Y
— Prof Dan Shugar (@WaterSHEDLab) June 24, 2022
Kafsha besohet se i përket gjinisë femërore dhe se ka ngordhur gjatë periudhës së akullnajave, më shumë se 300,000 vjet më parë, kur mamuthët leshatorë kishin bredhur në këtë rajon së bashku me kuajt e egër, luanët e shpellave dhe bizonët gjigantë të stepave.
Kjo shënon zbulimin e parë të një mamuthi pothuajse të plotë dhe të ruajtur, dhe të mirë mumifikuar të mamuthit leshator në Amerikën Veriore. /Telegrafi/