Fansat e këngëtares Adele janë të entuziazmuar pasi besojnë se emri i albumit të saj më në fund është zbuluar.
Ndjekësit e etur të këngëtares kanë pritur gjashtë vjet për materiale të reja muzikore, dhe tani duket se ajo është gati t’u japë atyre atë që duan, shkruan The Sun.
Një seri tabelash me mbishkrimin ’30’ të ngritura në të gjithë botën, kanë bërë që fansat e Adele të spekulojnë se muzika e re është rrugës.
Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë shenja masive me atë numër të vendosur në Dubai dhe Irlandë.
Herën e fundit që Adele lansoi një album ishte albumi i saj i titulluar “25” që u vlerësua me “Grammy”, si “Albumin e Vitit” në ceremoninë elitare të muzikës.
Titulli ’30’ do të binte në përputhje me mënyrën e preferuar të Adele për të emëruar albumet e saj, pasi të tre albumet e saj në studio u emëruan sipas moshës së saj.
Rikujtojmë që Adele së fundi bëri publike lidhjen me agjentin sportive, Rich Paul, me të cilin postoi imazhe në Instagram.
Çifti më parë doli publikisht me romancën e tyre kur ndoqën finalet e NBA në Phoenix, të Arizona. /Telegrafi/