Ai është një ndër aktorët turq më të suksesshëm dhe i pëlqyer prej publikut shqiptar.
Kivanc Tatlitug u bë i njohur tek ne në saje të rolit të Behlulit në serialin “Dashuri e Ndaluar”.
Kjo ka bërë që të ndiqet hap pas hapi edhe jeta private e aktorit 34-vjeçar.
Së fundmi është zbuluar një person i ngjashëm që mund të ngatërrohet lehtësisht me të.
Bëhet fjalë për Austin Lyle, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktorin e njohur.
Ai gjithashtu po ndiqet me sukses edhe në serialin e fundit “Cesur ve Guzel”, ku përkrah tij paraqitet edhe aktorja Tuba Buyukustun.
Theksojmë se kohë më parë aktori i pashëm ka pranuar në mediat turke se ka origjinë shqiptare. /Telegrafi/