Site icon Telegrafi

Zbulohet smeraldi i gjelbër në Zambi, i ka 5,655 karatë dhe kapë vlerën e dy milionë funteve (Foto)

Një smerald që kapë vlerën e dy milionë funteve është zbuluar në minierën Kagem në Zambi, që është në pronësi të një kompania angleze që merret me përpunimin e gurëve të çmuar.

Guri me ngjyrë të gjelbër i ka 5,655 karat, dhe është zbuluar nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe veterani i minierave Richard Kapeta, transmeton Telegrafi.

Ky gurë i çmuar pritet të dalë në ankand gjatë muajit të ardhshëm në Singapor, kurse kjo nuk është hera e parë që gurë të tillë janë zbuluar në minierat e Zambisë.

Në vitin 2010, gjeologët kishin zbuluar gurin e çmuar prej 6,225 karatëve që është shitur në Lusaka të Zambisë, dhe në fund ka përfunduar në dollapin e një kompanie indiane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version