Pas muajsh pritjeje, Skoda ka zbuluar një model të ri.
Edhe pse i rezervuar për tregun indian, ky model ka ngjallur interes të madh edhe në pjesën tjetër të botës.
Kjo është veçanërisht e dukshme në Evropën Lindore, ku Skoda ka një status të veçantë.
Slavia përdor platformën MQB-AO-IN, dhe është e pozicionuar poshtë Octavia.
Me një gjatësi prej 4541 mm dhe një dizajn tërheqës, ai sjell një largim të konsiderueshëm nga paraardhësi i Rapid.
Pjesa e brendshme është kopjuar kryesisht nga Fabia, dhe bagazhi fillimisht gëlltit 521 litra ngarkesë. Për shembull, brendësia ka një ekran 10 inç, madje edhe sediljet e përparme janë të ajrosura.
Gama e motorëve përbëhet nga dy motorë benzinë, 1.0 me 115 dhe 1.5 me 150 kuaj fuqi. Motori më i dobët ofrohet edhe me transmision automatik me gjashtë shpejtësi, ndërsa më i fuqishmi do të ofrohet edhe në kombinim me DSG me shtatë shpejtësi. /Telegrafi/