Site icon Telegrafi

Zbulohet skandali tjetër për lidhjet Trump-Putin? Mësoni çfarë kishte fshehur presidenti i zgjedhur

Çdo ditë e më shumë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump po vihet përballë akuzave për injorimin e strukturave amerikane të inteligjencës për t’i dalë në krah Vladimir Putinit dhe Rusisë. Dyshimet për lidhjet e tij me Rusinë po shtohen dita ditës ndërkohë shqetësimi po rritet.

Në fushatë ai kishte deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë presidentin rus Putin, por me sa duket ai kishte harruar një deklaratë më të vjetër të tijën.

Ai kishte qenë në Rusi për eventin e “Miss Universe” dhe atje ishte takuar me Putin. Madje këtë e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë për Michael Savage në një radio, ku ai vlerëson madje ndërhyrjen ruse në Siri për të goditur objektivat e ISIS, transmeton javanews.

Kaseta tashmë është publikuar dhe Trump shfaqet teksa përgënjeshtorn veten për takimin me Putin.

Biseda me Savage:

Savage: E keni takuar ndonjëherë Putinin?

Trump: Po

Savage: Ashtu?

Trump: Po shumë kohë më parë. Kaluam shumë mirë meqë ra fjala.

Savage: Nëse zgjidhesh president, mendon se mund të negociosh me Vladimirin?

Trump: Po sigurisht, kam organizuar konkursin e Miss Universe dy vite më parë në Moskë.

Exit mobile version