Telegrafi

Zbulohet shuma që Real Madridi po ia paguan Twitterit për t’i mbajtur lojtarët e verifikuar

Real Madridi po paguan një tarifë mujore në mënyrë që yjet e ekipit të tyre të parë të të jenë të verifikuar në Twitter.

Të premten, një mori yjesh të sportit humbën statusin e verifikimit në platformë pasi pronari i ri Elon Musk mori vendimin e diskutueshëm për të kaluar në një shërbim të bazuar në abonim të quajtur ‘Twitter Blue’.

Shenjat e profileve të verifikuara në rrjetin social u hoqën dhe kushdo që dëshironte ta mbante duhej të paguante 8 dollarë në muaj (profil i thjeshtë). Cristiano Ronaldos, atletit më të ndjekur në faqe me 108 milionë ndjekës, iu hoq verifikimi.

Lexo po ashtu “Nuk ka 11 pikë diferencë” – Carlo Ancelotti flet për dallimet mes Real Madridit dhe Barcelonës

Musk pagoi personalisht për verifikimin e legjendave si, LeBron James, William Shatner dhe Stephen King , por shumë atletë u zemëruan me këtë vendim.

Disa ditë më vonë dhe qasja ndryshoi pak pasi më pas u komunikua se llogaritë me të paktën një milion ndjekës do të ruanin verifikimin e tyre.

Reali, i cili është klubi më i ndjekur në Twitter dhe ka 47.3 milionë njerëz që shfletojnë përmbajtjen e tyre, po paguajnë 1000 dollarë në muaj (plus taksa) për të qëndruar të verifikuar.

Llogaria e tyre në Twitter në gjuhën angleze, e cila ka 16.5 milionë ndjekës, ka një shenjë blu. Por, klubi gjithashtu ka siguruar që të gjithë lojtarët e tyre të ruajnë statusin e verifikimit.

Klubit spanjoll u kushton 50 dollarë në muaj për secilin anëtar të skuadrës së tyre të parë, kështu që për të 23 futbollistët dhe për profilin e klubit, ata paguajnë 1150 dollarë në muaj, që në vit i bije 13,800 dollarë. /Telegrafi/