Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kështu, burime brenda Policisë, thonë se grabitësit kanë marrë 19 milionë lekë nga kasaforta e bankës.
Gjithashtu, grabitja mësohet se nuk ka nisur dje, përcjellin mediat shqiptare.
Policia ka prova të forta se grabitësit kishin të paktën tri ditë që gërmonin për të shembur murin anësor të godinës së bankës.
Policia vazhdon ende hetimet për ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve të saj. /Telegrafi/
Fotografia kryesore: ILUSTRIM