Site icon Telegrafi

Zbulohet shkaku i vdekjes së prezantuesit Regis Philbin

Regis Philbin ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Është zbuluar shkaku i vdekjes së prezantuesit ikonik amerikan me prejardhje shqiptare, Regis Philbin.

Në një deklaratë të dhënë për Fox News të hënën u bë e ditur se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Familja e Philbin konfirmoi për revistën Fox se ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare nga shkaqe natyrore.

Regis Philbin (Foto: Richard Cartwright/ABC via Getty Images, File)

“Ne jemi shumë të pikëlluar të ju njoftojmë se më i dashuri ynë Regis Philbin vdiq natën e kaluar nga shkaqe natyrore, një muaj pa mbushur 89 vite”, ka thënë familja e tij.

“Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë falënderues për kohën që e kaluan me të – për ngrohtësinë e tij, për sensin e tij legjendar. Ne i falënderojmë fansat dhe admiruesit e tij për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për më shumë se 60 vite karrierë dhe kërkojmë në këtë kohë pak më shumë privatësi”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo po ashtu Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare, Regis Philbin

Philbin më shumë është i njohur për paraqitjen e tij në “Live” në bashkëpunim me bashkë-prezantueset Kathie Lee Gifford dhe Kelly Ripa – dhe për paraqitjen e tij në “Who Wants to Be a Millionare”.

Regis Philbin ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Regis, i cili me origjinë ishte shqiptar, u lind më 25 gusht të vitit 1931.

Ikona e televizionit amerikan ka lënë pas bashkëshorten Joy, dhe vajzat e tij J.J. dhe Joanna Philbin.

/Telegrafi/

Regis Philbin (Foto: Theo Wargo/Getty Images for Spike TV)
Exit mobile version