Telegrafi

Zbulohet shkaku i vdekjes së DJ Erick Murillo

Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo.

DJ dhe producenti muzikor, i cili ishte më i njohur për hitin e tij të vitit 1993 “I Like to Move It”, vdiq dy muaj më parë në moshën 49 vjeçare.

Ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së tij ishte nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’.

Erick Morillo (Foto: Matthew Eisman/Getty Images)

Morillo u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami pasi policia iu përgjigj një telefonate në 10:42 të mëngjesit.

Lexo po ashtu DJ Erick Morillo, i njohur për hitin “I Like to Move it” vdes në moshën 49 vjeçare

Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor.

Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People: “Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”.

Erick Murillo (Foto: Top Ibiza Vip)

DJ punoi me disa pseudonime, të tilla si Reel 2 Reel, i cili është emri nën të cilin u publikua “I Like to Move It”.

Emra të tjerë që ai ka përdorur përfshijnë Ministers de la Funk, The Dronez, RAW dhe Smooth Touch. /Telegrafi/