Shkaku i vdekjes së Bobby Brown Jr. është zbuluar.
Sipas raportit të Los Angeles County Medical Examiner të marrë nga Fox News, shkaku i vdekjes së djalit 28 vjeçar të këngëtarit Bobby Brown Sr. ishte për shkak të ‘efekteve të kombinuara të alkoolit, kokainës dhe fentanilit’.
Brown Jr. u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 18 nëntor. Vdekja thuhej se ishte ‘aksidentale’.
Brown Sr., 51 vjeç, i tha Fox News përmes agjentit të tij në atë kohë, “Ju lutemi mbani familjen time në lutjet tuaja në këtë kohë. Humbja e djalit tim në këtë pikë të jetës sonë ka shkatërruar familjen time. Nuk ka fjalë për të shpjeguar dhimbjen”.
Vdekja e Brown Jr pason atë të motrës së tij, Bobbi Kristina Brown, në 2015 kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.
Vajza e Whitney Houston dhe Broën Sr. u gjet në një vaskë dhe më vonë vdiq pasi qëndroi për disa muaj në komë.
Brown Sr. dhe Houston u martuan nga 1992-2007. Bobbi Kristina ishte fëmija i tyre i vetëm së bashku.
Jashtë Bobbi Kristina dhe Bobby Jr, Brown Sr ka pesë fëmijë të tjerë: Landon, rreth 34 vjeç; La’Princia, rreth 30 vjeç; Cassius, 11 vjeç; Bodhi, 5 vjeç; dhe Hendrix, 4 vjeç. /Telegrafi/