Site icon Telegrafi

Zbulohet shkaktari i djegies së fabrikës

Djegia e fabrikës së këpucëve “Geris” në Prelez të Jerlive në Ferizaj ka ardhur pasi një shkëndijë ka ndezur materialin e ndjeshëm.

Në kushte anonimiteti një punëtor i fabrikës ka thënë se dyshimet e para janë tek një shkëndijë e salduesit e cila ka ndezur një material të ndjeshëm në fabrikë dhe ka filluar zjarri, transmeton Koha.net.

Sipas po të njëjtit punëtor, i cili foli për Koha.net, në momentin e djegies brenda fabrikës kanë qenë 160 punëtorë, prej të cilëve dy janë lënduar në duar teksa janë larguar nga objekti.

Exit mobile version