Site icon Telegrafi

Zbulohet sekreti: Ja pse flasin papagajtë

Më në fund studiuesit kanë zbuluar se si arrijnë papagajtë të flasin dhe shpjegojnë se gjithçka qëndron në një strukturim të ndryshëm të trurit të tyre.

I njëjti sektor i trurit që kontrollon të folurën, kontrollon edhe aftësinë e tyre për të kërcyer nën ritmin e një muzike.

Ky zbulim mund të hedhë dritë edhe mbi mekanizmin e të folurit tek njerëzit dhe të ndihmojë në kurimin e problemeve të kësaj fushe.

Papagajtë janë ndër të paktat kafshë që arrijnë të flasin ashtu sikurse njerëzit, duke imituar tingujt që dëgjojnë dhe këtë mesa duket e mundëson struktura e tyre e ndryshme e trurit.

Por arsyeja pse disa prej zogjve janë më të aftë në imitim sesa disa të tjerë, mbetet ende një mister, shkruan Anabel.

Në një studim ka rezultuar se truri i papagajve është i ndërtuar në mënyrë të ndryshme nga ai i zogjve këngëtarë apo imitues, të cilët gjithashtu arrijnë të riprodhojnë tingujt që dëgjojnë por jo fjalë të plota. /Telegrafi/
 

Exit mobile version