Koj procedurë do t’iu mundësonte shkencëtarëve të zgjasin telomerët në “kapelat” në fund të kromozomeve që shkurtohen me kalimin e viteve, transmeton Independent, përcjell koha.net
Telomerët mbrojnë kromozomet nga dëmtimi derisa qelitë ndahen dhe rriten. Megjithatë, ato me kohë zvogëlohen dhe humbin rolin e tyre mbrojtës.
Kur të ndodhë kjo, mendohet se fillon procesi i plakjes. Procedura e re u mundëson shkencëtarëve të zgjasin telomerët dhe kështu të ngadalësojnë orën biologjike që njerëzit do t’i bëjë më të rinj.
Qelitë e ekzaminuara janë treguar më të reja dhe më të shpejta.
“Kjo qasje është mënyrë e re e preventivës kundër sëmundjeve të ndryshme dhe plakjes. Ekzistojnë edhe shumë sëmundje paralizuese gjenetike të lidhura me shkurtimin e telomerëve që mund të kenë dobi nga ky trajtim potencial”, ka deklaruar njëri nga hulumtuesit.
Procesin e ka zbuluar Helen Blau nga Universiteti Stenford, e cila të gjitha të dhënat në këtë zbulim e ka publikuar bashkë me John Ramunasin dhe Eduard Jakubovin.
“Kemi zbuluar mënyrën se të zgjasim telomerët për madje 1.000 nukleotidë. Kjo mundëson kthimin e orës biologjike prapa dhe zgjatjen e jetës”,ka deklaruar Helen. /Telegrafi/